Si mund të mbrohemi nga Koronavirusi i ri?

Duhet të lani duart shpesh dhe tërësisht me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda.

thumbnail.gif

Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, mund të përdoret gjithashtu një solucion për duart me bazë alkooli (përqendrimi i alkoolit të paktën 60%).

giphy-5.gif

Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart.

904604c5f05ec33fa86986cbedca66d4.gif

Mbani një distancë të caktuar – të paktën një metër – nga njerëzit e tjerë, veçanërisht kur kolliten ose teshtijnë ose nëse kanë ethe, sepse virusi gjendet në spërklat e pështymës dhe mund të transmetohet nëpërmjet frymëmarrjes në distancë të afërt.

image_processing20200515-6798-1hb6fdm.gif

Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit.

medicine-gif-11.gif

Si funksionojnë vaksinat?

giffezgif.com-gif-maker

Vaksinat e mësojnë sistemin tonë imunitar të ndërtojë antitrupa specifikë kundër viruseve dhe baktereve që i shkaktojnë sëmundjet ose toksinat e tyre.

 Në këtë mënyrë organizmi ynë armatoset për t’i luftuar këto, madje edhe pa qenë i sëmurë paraprakisht. Pra, në të ardhmen kur trupi përballet me viruset ose bakteret kundër të cilave bëhen vaksinat, ai tashmë e di se si t’i mposhtë ato.

© 2021 Shkollat Për Shëndetin. All Rights Reserved.

Na Ndiqni