1. Është shumë e rëndësishme në kontekstin e pandemisë, që të gjithë, pavarësisht nga përdorimi i maskave, duhet të shmangim grupimet dhe hapësira të mbushura me njerëz.

2. Nxënësit me shenja të sëmundjes këshillohen të mos qëndrojnë në shkollë dhe të informojnë mësuesin për shenjat që kanë.

3. Maska jo mjekësore prej tekstili e ripërdorshme duhet të lahet sa më shpejt që të jetë e mundur pas çdo përdorimi, duke përdorur larës të zakonshëm në 40-60 °C.

4. Maskat mjekësore nuk janë të standartizuara dhe nuk janë të përshtatshme për përdorim në mjediset e kujdesit shëndetësor ose nga profesionistë të kujdesit shëndetësor.

5. Shumica e personave të infektuar nga viruset zakonisht përjetojnë forma të lehta deri në mesatare të sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes dhe shërohen pa kërkuar trajtim të veçantë.

6. Mizat prekin feçet humane dhe të kafshëve të tjera, duke mundësuar përhapjen e mikrobeve dhe mund të na shkaktojnë sëmundje duke prekur ushqimet.

© 2021 Shkollat Për Shëndetin. All Rights Reserved.

Na Ndiqni